Moti i keq, shpërndahen ndihma nga ajri

10/01/2017 00:00

Prej dy ditësh helikopterët Kugar të Forcave të Armatosura kanë nisur shpërndarjen e ndihmave ushqimore, batanije dhe veshje për zonat e izoluara nga bora dhe ngricat, kryesisht në Veri të vendit.

Kamera e Top Channel ishte në bordin e një prej helikopterëve, i cili ditën e martë dërgoi ndihma në zonën e Lurës.

Kushtet e vështira atmosferike si dhe trashësia e borës, nuk i lejonin mjetit fluturues që të ulej, ndërsa shkarkimi i ndihmave është bërë nga ajri teksa helikopteri qëndronte pezull.

Ndihma nga ajri janë shpërndarë edhe në fshatrat Arren dhe Kalis të Kukësit si dhe në Vermosh. Njësia e helikopterëve është në gadishmëri për çdo emergjencë në këto ditë të ftohta, jo vetëm për shpërndarjen e ndihmave, por edhe për zhvendosjen e personave me probleme shëndetësore.

Top Channel