Dervishaj: Asnjë aks kombëtar i bllokuar

10/01/2016 00:00

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj inspektoi gjendjen e kalueshmërisë në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë.

Dervishaj u ndal në Qafën e Muzinës, ku tha se pavarësisht motit të ditëve të fundit, ky aks nuk ka probleme.

“Ka patur një reagim të shpejtë dhe gjendja e kalueshmërisë është optimale. Angazhimi është maksimal si nga Ministria ashtu edhe drejtoritë rajonale”, deklaroi Dervishaj.

Ministri shtoi se të gjithë institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri maksimale, ndërsa tha se në Jug nuk ka probleme në asnjë aks rrugor.

“Edhe Llogaraja dhe rruga e Bregut nuk ka probleme në qarkullim. Disa akse në veri të vendit janë më problematikët. Asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar”, tha ai.

Top Channel