Hungaria dhe Bullgaria kanë ndaluar përkohësisht transportin lumor mbi Danub, për shkak të ngrirjes së ujërave të tij nga i ftohti i acartë, me akujt që përbëjnë rrezik të madh për anijet.

Gabriella Siklos, zëdhënëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Ujërave në Hungari, tha për “Reuters” gjatë kësaj të marte se kufizimi kishte hyrë në fuqi prej orës 16 të ditës së sotme.

Edhe autoritetet mbikëqyrëse të lumit në Bullgari kanë ndaluar transportin mbi Danub, në pjesën bullgare të rrjedhës së ujit.

Agjencia njoftoi se ujërat e cekëta, kombinuar me copat e akujve mbi lum përbënin rreziqe serioze ndaj anijeve.

Danubi është një prej lumenjve më të rënësishëm të Europës, përmes të cilit transportohen veç pasagjerëve, edhe gruri e nafta.

I ftohti i acarta dhe stuhitë e dëborës kanë shkaktuar me dhjetëra viktima në Europën qendrore përgjatë fundjavës, kryesisht në Poloni, me temperaturat që kanë zbritur nën -30 gradë Celsius në disa vende.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel