Temperaturat e ulëta shtyjnë ndeshjet e Superiores?

10/01/2017 00:00

Temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer prej ditësh vendin mund të bëhen shkak për shtyrjen e ndeshjeve të kategorisë Superiore me një javë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se 7 prej klubeve kanë bërë një kërkesë zyrtare në lidhje me këtë çështje, gjë që do të diskutohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj.

Faza e tretë e Kategorisë Superiore është parashikuar që të nisë në datën 21 janar, por nëse FSHF do të pranojë kërkesën e klubeve atëherë, skuadrat do të kenë një javë kohë më shumë për t’u përgatitur.

Në përfundim të dy fazave të para, skuadra që kryeson Kampionatin është Kukësi me 36 pikë i ndjekur nga partizani me 35 e Skënderbeu në vendin e tretë me 32 pikë.

Top Channel