Njeriu më fatlum i vitit në Japoni është ai që fiton garën e përvitshme të organizuar pranë tempullit Nishinomiya Shinto në perëndim të vendit.

Vendi i kultit i kushtohet perëndisë Ebisu, mbrojtëse e tregtisë. Me të rënë tamburi, gati 5.000 burrat dhe gratë e mbledhur për këtë event shpërthejnë në një vrapim ku nuk mungon kaosi, përplasjet e rrëzimet.

Studenti 21-vjeçar nga Tokio, Takashi Suzuki rrëmbeu vendin e parë të garës së 230 metrave rreth e rrotull tempullit. Në vend të dytë dhe të tretë u renditen dy djem të zonës, njëri 24 dhe tjetri 16 vjeç.

Fati i Suzukit në fakt nisi të shkëlqente që përpara se sinjalit të nisjes pasi pozicionin e favorshëm në radhë të parë e siguroi nga një hedhje shorti. Fituesit u bekuan nga një murg sipas ritualit Shinto, i cili besohet se do t’i sigurojë një vit të mbushur me fat.

Ajo që është sot një garë tradicionali vrapi fillesat i ka në shekullin e 14-të, kur banorët e zonës nxitonin drejt tempullit në ditën e kushtuar perendisë Ebisu për të qenë të parët që do të luteshin aty.

Top Channel