Ish-presidenti i Iranit përcillet në banesën e fundit

10/01/2017 00:00

Qindra e mijëra iranianë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish presidentit Akbar Hashemi Rafsanjani.

Lideri suprem Ajatollahu, Ali Khamenei drejtoi lutjet në ceremoni. Rafsanjani, president nga viti 1989 në 1997, vdiq si pasojë e një ataku kardiak të dielën, në moshën 82 vjeçare.

Ai ishte një nga figurat më me ndikim që pas revolucionit të 1979-ës në Iran, i kritikuar për sundim të ashpër, por më pas u bë një mbështetës kyç i reformistëve.

Tre ditë zie kombëtare nisën në Iran të hënën. Televizioni shtetëror tregonte një det njerëzish që mbushnin rrugët përreth kampusit universitar të Teheranit, ku edhe nisi ceremonia.

Ish presidenti do të varroset pranë liderit revolucionar iranian Ajatollahut Khomeini. Rafsanjani ishte mbështetës i presidentit Hassan Rouhani dhe mbështeti marrëveshjen historike të Iranit me fuqitë botërore në lidhje me programin e tij bërthamor.

Madje presidenti Rouhani u raportua se ishte pranë Rafsanjani në spital, të dielën, kur mjekët përpiqeshin ta shpëtonin atë. Nderime dhe ngushëllime vijnë nga e gjithë bota, e madje edhe departamenti amerikan i shtetit, një armik i Iranit gjatë drejtimit të Rafsanjani, e cilësoi ish presidentin një figurë të rëndësishme në historinë iraniane.

Top Channel