Pitt dhe Jolie, akord për “mbrojtjen” e fëmijëve

10/01/2017 00:00

Brad Pitt dhe Angelina Jolie lëshuan të hënën një deklaratë të përbashkët ku pohonin se kishin rënë dakord të mbanin të fshehta të gjitha dokumentet e gjykatës për divorcin, në mënyrë që të mbrohen gjashtë fëmijët e tyre.

“Palët dhe avokatët kanë nënshkruar marrëveshje për ruajtjen e privatësisë për fëmijët dhe familjen duke mbajtur të gjitha dokumentet e gjykatës sekrete dhe duke angazhuar një gjykatës privat për marrjen e vendimeve të nevojshme ligjore e zgjidhjen e problemeve të mbetura”, thuhej në deklaratë.

Jolie dhe Pitt janë në mes të divorcit dhe betejës për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Jolie kërkon kujdestari fizike ndërsa Pitt kujdestari të përbashkët. Deklarata vjen një muaj pasi Pitt iu mohua kërkesa për mbajtjen sekret të dokumenteve të tyre gjyqësore dhe ecurinë e procesit me qëllim mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve dhe evitimin e ekspozimit të tyre ndaj pasojave negative të mbulimit të medias.

Në atë kohë, avokatët e Joli thanë se Pitt po tentonte të mbronte veten dhe jo fëmijët minorenë, nga sytë e publikut. Aktualisht Pitt dhe Jolie aktualisht po zbatojnë një marrëveshje joformale kujdestarie në, të cilën Jolie ka kujdestarinë fizike dhe Pitt bën vizita të mbikqyrura.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel