Rinis Rally Dakar, fitojnë Peterhansel e Brebec

10/01/2017 00:00

Pas dy ditësh pushimi, pjesëmarrësit e Rally Dakar iu rikthyen garimit në etapën e 7 të këtij kompeticioni, një etapë kjo që u shkurtua me 161 km për shkak të motit të keq.

Në kategorinë e makinave, ai që shkëlqeu ishte Stephane Peterhansel, fituesi i kësaj e etape me kohën 1 orë 54 minuta e 08 sekonda. Menjëherë pas tij,në vendin e dytë u pozicionua ish kampioni i botës në Rally, Sebastian Loeb me 48 sekonda më shumë, ndërkohë që vendi i tretë i takoi afrikanojugorit De Villiers.

Me këtë fitore, Peterhansel rrit diferencën me ndjekësit e tij në renditjen e përgjithshme. Piloti francez e kryeson këtë edicion të Rally Dakar me 15 orë 57 minuta e 6 sekonda, i ndjekur nga bashkëkombësi i tij Loeb me 1 minutë e 57 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë është spanjolli Nani Roma.

Në kategorinë e motorëve, fituesi i etapës së 7 ishte amerikani, Ricky Brebec men kohën 2 orë 2 minuta e 5 sekonda  ndjekur në vendin e dytë nga piloti portugez i Honda-s, Gonçalves me 1 minutë e 44 sekonda më shumë, ndërkohë që i treti u pozicionua britaniku Sunderland, i cili është i qetë në krye të renditjes së përgjithshme, pasi diferenca mes tij dhe Quintanillas në vendin e dytë është rreth 18 minuta.

Top Channel