Këta ketra janë kriminelë (VIDEO)

10/01/2017 00:00

Një familje në Toronto, pronar të një dyqani gjetën më në fund hajdutët e çokollatave në dyqan. Ata u habitën pasi panë pamjet e kamerave të sigurisë.

Dyqanit i mungonin afërsisht 40 çokollata. Ata thanë se e mbyllnin derën e dyqanit, nuk hynte njeri dhe çokollatat zhdukeshin sërish. Pasi panë pamjet më në fund e kuptuan se hajdutët ishin ketrat e vegjël, të cilët largoheshin me shpejtësi sapo vidhnin çokollatat.

Familja e postoi videon në rrjetet sociale për të kërkuar ndihmë se si të shpëtonin prej tyre. Në kanalin e YouTube dhe në Twitter u krijua një llogari për të denoncuar këto kafshë ‘kriminele’, me emrin StopThtSquirrel.

Top Channel