Grabisnin pikat e karburanteve, 2 të arrestuar në Durrës

10/01/2017 00:00

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi akuzohen për grabitjen e të paktën 2 karburanteve vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasit Klajdi Pupa, 20 vjeç dhe Florian Thana. 19 vjeç, ndërsa ka shpallur në kërkim B.K.

Policia i sekuestroi 2 personave të ndaluar edhe një armë zjarri, si dhe një automjet me të cilin kryenin grabitjet.

Top Channel