Armando Sadiku: Te Lugano, si në shtëpinë time

10/01/2017 00:00

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, u transferua gjatë merkatos së janarit nga Zyrihu për tek Lugano në Superligën zvicerane, një skuadër që tashmë drejtohet nga ish zëvendësi i De Biasi-t, Paolo Tramezzani.

Na një lidhje telefonike në “Wake Up” në Top Channel, bomberi i kombëtares sonë shpjegoi zgjedhjen e tij për të kaluar te Luagno. Ai tregoi se për të pati edhe dy oferta të tjera gjatë kësaj periudhe, por te Lugano thotë se ndjehet si në shtëpi.

“Kisha dy oferta jashtë Zvicrën, por duke pasur parasysh edhe dëmtimin, nuk jam akoma në formë optimale. Më duhet akoma kohë për të qenë në formën time më të mirë. Te Lugano kam luajtur edhe më parë, njoh edhe Tramezzani-n dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”, thot Sadiku.

Armando tregon se këto 6 muaj me Luganon do të jenë vendimtare për të për të hedhur një hap të madhe të një skuadër tjetër më pas jashtë Zvicrës në një kampionat më të fortë.

“Këtu jam vetëm 6 muaj dhe nuk do të humb kohë për ambientim.  Në fund të sezonit do të jem në formën më të mirë dhe do të më shërbejë për të kaluar në një tjetër skuadër”, tha Sadiku në “Wake Up”.

Top Channel