Koleksioni i Westwood: Burra me fustane e gra me kravata

10/01/2017 00:00

Dama britanike e pasarelave Vivien Westwood mbylli javën e modës londineze për meshkuj me një koleksion të shumëllojshëm duke propozuar dizajne inovatie.

75-vjeçarja, e njohur për krijimet e guximshme dhe aktivizimin në mbrojtje të ambientit, prezantoi njëkohësisht koleksionet për të dyja gjinitë për sezonin vjeshtë-dimër 2017 / 2018 duke i veshur burrat me fustane e funde dhe gratë me kravata.

Modelet mbanin pulovra e pantallona te thurura shumëngjyrëshe, ndërsa xhaketat e grave kishin prerje asimetrike ose supe te ekzagjeruara.

Këmishat kishin jaka të mëdha ndërsa printimet e figurat e shumëllojshme, përfshirë kafkat e fytyrat shiheshin tek shumica e veshjeve.

Të tjera detaje që binin në sy ishin fytyrat e pikturuara, kurorat prej letre e çorapet shumëngjyrëshe. Westwood e më parë e ka prezantuan në Milano koleksionin për meshkuj ishte një emrave të mëdhenj të  eventit 4 ditor në Londër.

Top Channel