Kukësi mesazh në FB për Brazilianin; Santos: Vij kur të me jepni paratë

10/01/2017 00:00

Me anë të një mesazhi në rrjetin social Facebook klubi i futbollit të Kukësit njoftoi lojtarin brazilian Felipe Moreira Santos.

Ky i fundit nuk është paraqitur në fazën përgatitore, ndaj klubi i Kukësit ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për ta kërkuar në faqen e vet zyrtare ne Facebook.

Në mesazh thuhet: “Ju njoftojmë se jeni larguar nga klubi pa leje dhe pa njoftuar dhe nuk jeni paraqitur pranë klubit për fazën përgatitore, paraqituni pranë klubit brenda datës 18.01.2017 në të kundërt kontrata zgjidhet në mënyrë të njëanshme.”

Mesazhi është dhe në spanjisht, por vetë futbollisti iu përgjigj po në këtë status me një qeshje dhe në gjuhen angleze kthen përgjigjen se do te kthehet vetëm nëse do t’i jepen paratë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel