Trump i përgjigjet Streep: Aktore e mbivlerësuar, nuk më njeh

09/01/2017 00:00

Meryl Streep nuk ja përmendi emrin presidentit të zgjedhur Donald Trump gjatë fjalimit të saj thumbues në ceremoninë e Golden Globes. Ndërsa ai nuk e pati problem ta sulmonte në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në një seri postimesh në rrjetin social “Twitter”, ai e cilësoi Streep-in, e kandiduar për çmime Oskar më shumë se kushdo tjetër në histori, si një prej aktoreve më të mbivlerësuara të Hollivudit. “Ajo më sulmoi pa më njohur mbrëmjen e kaluar gjatë ceremonisë së Golden Globes…është një servile e Hillary Clintoni-t që humbi rëndë në zgjedhje”, ishte komenti i udhëheqësit të ri amerikan, i cili rrallë herë i anashkalon vlerësimet jo poziteve ndaj tij.

Teksa pranoi çmimin e karrierës në ceremoninë e Golden Globes, aktorja e shumëvlerësuar, Meril Streep fshikulloi presidentin e zgjedhur edhe pse pa ja përmendur emrin.

“Të gjithë ne që gjendemi në këtë sallë i përkasim segmenteve më të përgojuara të shoqërisë amerikane në këtë moment. Mendojeni pak; Hollivudi, të huajt dhe shtypi…Një prej momenteve që më ka befasuar më shumë ishte kur njeriu që do të ulet në karrigen më të respektuar të vendit imitoi një gazetar me aftësi të kufizuara”.

Aktorja ju referua një manifestimi në Karolinën e Jugut në nëntor të 2015-s kur Trump u tall me Serge Kovaleski, një gazetar i “New York Times Jork Times” me aftësi të kufizuara. Fjalimi thumbues i Streep dominoi një prej ngjarjeve më të rëndësishme kinematografike që paraprin ceremoninë e çmimeve Oskar.

Top Channel