30 vjetori i albumit, “U2”, turne në SHBA e Europe

09/01/2017 00:00

Lajm i mirë për adhuruesit e grupit  U2. 30 vjetorin e albumit legjendar “The Joshua Tree”, ku përfshihen disa prej këngëve më të famshme, grupi irlandez ka vendosur ta festojë me një turne në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Albumi i realizuar në 1987 është shitur në më shumë se 25 milionë kopje në të gjithë botën dhe ka prekur majat e klasifikimeve me hitet e tij “With Or Without You”, “Where The Streets Have No Name” dhe “I Still Haven’t Found What I’m Looking For”.

“Së fundmi e ridëgjova albumin ‘The Joshua Tree” për herë të parë në gati 30 vjet. Është një opera e vërtetë. Një lumë emocionesh që çuditërisht tingëllojnë aktuale; dashuria, humbja apo ëndrrat e thyera….”.

Etapa amerikanoveriore e turneut do të nisë në muajin maj në Vankuver, ndërsa koncerti i parë europian do të mbahet në 8 korrik në Londër.

Mes ndalesave të tjera europiane do të jenë Parisi, Brukseli, Roma, Berlini, Barcelona e Amsterdami. OneRepublic, Mumford & Sons dhe The Lumineers do të shoqërojnë bandën në Amerikë, ndërsa High Flying Birds i Noel Gallagher në Europë.

Top Channel