Goli i vitit, fitues i çmimit “Puskas”

09/01/2017 00:00

Në ceremoninë e FIFA-s të mbajtur sot në Zyrih u nda edhe çmimi “Puskas” për golin më të mirë të vitit 2016.

Ky çmim u fitua nga futbollisti nga Malajzia, Mohd Faiz bin Subri, i cili realizoi një perlë të vërtetë në ndeshjen mes Pulau Pinang-Pahang në 16 shkurtin e vitit të kaluar.

Mohd Faiz bin Subri ekzekuton një goditje dënimi nga një distancë mjaft e largët, ndërsa topi merr një trajektore të çuditshme duke përfunduar në trekëndëshin e portës.

Top Channel