49-vjeçare me një trup perfekt

09/01/2017 00:00

Pas të tridhjetave, Davina McCall është përkushtuar maksimalisht për të arritur një trup perfekt. Tashmë ajo është në moshën 49 vjeçare dhe ka arritur forma perfekte, aspak të zakonshme për moshën e saj.

Të ushqyerit shëndetshëm dhe palestra janë dy faktorët që kanë ndikuar te Davina. “Të pasurit fëmijë ka ndryshuar jetën time. Ata më ndryshuan llojin e personit që kam kërkuar në jetë. Më pas, palestra dhe të ushqyerit shëndetshëm më ndryshuan”, është shprehur 49 vjeçarja.

Në 12 vitet e fundit, prezantuesja ka publikuar 13 DVD me ushtrime nga palestra. Së fundmi, Davina ka publikuar në “Instagram” një foto të sajën me bikini, ku tregohen më së miri frytet e punës në palestër.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel