Haradinaj, Tahiri: INTERPOL-i të anulojë urdhërarrestin serb

09/01/2017 00:00

Përmes një letre dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të “INTERPOL”-it, Jurgen Stock, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkon rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas Tahirit, zbatimi i këtij urdhërarresti cënon parimet themelore të drejtësisë penale, si dhe të drejtat e njeriut, pasi Haradinaj është gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë.

Duke renditur edhe 3 probleme të tjera proceduriale, Tahiri i këkron “INTERPOL”-it të anulojnë urdhërarrestin për Haradinajn.

Top Channel