Pezullimi i mësimit, Malaj: Orët do të zëvendësohen

09/01/2017 00:00

Zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj është prononcuar këtë të hënë lidhur me pezullimin e mësimit, duke garantuar se orët e humbura do të zëvendësohen.

“Kjo nuk është situata e parë e menaxhuar. Kemi eksperiencën për t’i ardhur në ndihmë nxënësve dhe mësuesve. Nuk ka problematikë me realizimin e procesit mesimor. Drejtoritë Arsimore kanë marrë masat për realizimin e kalendarit shkollor”, ka thënë Malaj.

Ndërsa zyrtarja e MAS, Zamira Gjini ka deklaruar se, zëvendësimi i orëve do të nisë nga muaji mars e deri në fund të vitit shkollor.

“Nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar. Drejtoritë do ta menaxhojnë situatën me sukses. Situata po monitorohet nga MAS”, ka thënë Gjini.

Top Channel