Vlorë, nxirret në breg automjeti me targë amerikane

09/01/2017 00:00

Pas disa orësh punë, forcat e policisë kanë mundur të nxjerrin në breg automjetin e gjetur në orët e para të mëngjesit në ujërat e detit të Vlorës.

Fillimisht për nxjerrjen e tij u angazhuan njësitë e policisë kufitare dhe ato të forcave Delta, por pa sukses.

Në vijim në operacion u angazhuan dy mjete lundruese dhe një karroatrec, i cili e tërhoqi nga toka mjetin “Lexus” me targë amerikane “Washington DC DH 7863”.

Në ujë, pranë mjetit u gjet edhe një objekt i ngjashëm me një karrocë, duke bërë që policia të dyshojë se mjeti është përdorur për të hedhur në ujë një mjet lundrues.

Aktualisht mjeti ndodhet në ambientet e komisariatit të policisë së Vlorës për t’iu nënshtruar ekspertizës. Policia dyshon se mjeti lundrues që ka tërhequr automjeti është përdorur për trafik lëndësh narkotike.

Top Channel