Aubameyang, më i miri i Bundesligës

09/01/2017 00:00

Pierre Emerick Aubameyang është shpallur si futbollisti më i mirë në pjesën e parë të sezonit në Bundesligën gjermane.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ishte ai që mori më shumë vota në sondazhin tradicional të kryer nga revista prestigjioze gjermane “Kicker”, ku votuan 238 futbollistët e këtij kampionati.

Sipas këtij sondazhi, Aubamyang, i cili kryeson listën e shënuesve të Bundesligës me 16 gola në 15 ndeshje, fitoi 33.6% të votave të kolegëve të tij. Në vendin e dytë u pozicionua futbollisti i Leipzig, Emil Forsberg, me 23.1%, duke lënë pas Robert Lewandowskin e Bayern Munchen, me polakun që u detyrua të kënaqej me vendin e tretë, me 14.3% të votave në këtë sondazh.

Top Channel