Ngricat dëmtojnë serat, fermerët në vështirësi

09/01/2017 00:00

Temperatuarat e ulëta që kanë përfshirë vendin këto ditë i kanë vënë në vështirësi fermerët e Myzeqesë.

Në fshatin Goricaj të Divjakës, një nga zonat me sipërfaqen më të madhe të serave po vuan prishjen e prodhimeve.

Në pamundësi për të përballuar ngrohjen e serës, kultura e domates po shkulet nga fermerët që në fazat e para të mbjelljes. Ka dhe nga ata fermerë të cilëve iu është prishur prodhimi.

Ndërkohë, një tjetër problem i madh që ata kanë është ai i raujtjes së fidanëve të rinj, pasi temperaturat nën 0 i shkaktojnë dëme të mëdha këtyre bimëve.

Fermerët kanë nisur të përdorin ngrohje artificiale, siç janë petrogazet, kaloriferët me energji elektrike dhe llampa.

Edhe pse kostoja është shumë e lartë, ata thonë se janë të detyruar t’i përdorin këto metoda alternative për të siguruar bimët për mbjelljet e reja.

Top Channel