De Boer: Te Interi ishte gjithçka e vështirë

09/01/2017 00:00

Tre muaj në kampionatin italian nuk i mjaftuan holandezit Frank de Boer për të kuptuar Serinë A dhe të kuptohej nga ambienti. Interi e hoqi nga detyra dhe trajneri është kthyer të flasë për eksperiencën.

“Nuk më ka dëmtuar si eksperiencë, por sigurisht që nuk doja që të shkonte kështu. Tre muaj më janë dukur si një vit, më morën shumë energji. Ishte gjithçka e vështirë, shpresoja që klubi të më jepte më shumë kohë. Nuk jam trajner për projekt të shkurtër”, tha De Boer për “De Telegraaf”.

Me Piolin, Interi është ringritur, duke marrë 4 fitore radhazi pas barazimit me Milanin. De Boer shpjegon pse nuk i eci aventura me zikaltërit.

“Interi më ofroi pankinën 10 ditë para nisjes së kampionatit dhe fazën përgatitore gati e bëmë gjatë kampionatit. Kisha nevojë për më shumë kohë dhe shpresoja që klubi do ma jepte këtë kohë”, shtoi De Boer.

Top Channel