Avari në HEC-in e Lanabregasit, disa zona pa energji në Tiranë

09/01/2017 00:00

Një avari në HEC-in e Lanabregasit, në Tiranë do të lërë për rreth tre orë pa energji disa zona të Tiranës.

Sipas një njoftimi të OSHEE-së, për shkak të avarisë do të stakohet linja HEC Lanabregas-Pallati i Kongreseve nga ora 12.40 deri në 15.40.

Zonat e prekura do të jenë Sauku, Pallati i Brigadave, rr. “Bektash Berberi”, Rr “Astrit Kola”, Rr “Selim Brohja”, Vila 4, Fshati SOS dhe Shkolla e Policise.

Top Channel