Konkursi për imituesin më të mirë të Elvis Presley

09/01/2017 00:00

Burra me parruke dhe me pantallona shumë të ngushta “pushtuan” Birmingemin këtë fundjavë, në edicionin e 15 të Kampionatit Evropian të Elvisit, kushtuar Mbretit të “Rock&Roll”, Elvis Presley.

Plot 80 imitues të tij performuan për spektatorët dhe konkurruan me njëri tjetrin për të fituar çmimin e imituesit më të mirë.

Kampionati u zhvillua në “Birmingham Hilton Metropole Hotel” dhe nisi 2 ditë përpara asaj që do të ishte ditëlindja e 82 për Elvis Presley.

Konkurrentët u vlerësuan për aftësitë vokale, veshjen, lëvizjet në skenë dhe origjinalitetin.

Bileta për spektaklin kushtonte 100 sterlina, ndërsa çmimi i parë vlerësohej 2000 sterlina.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel