Barça ndalet nga Villareali

08/01/2017 00:00

Me 5 pikë diferencë në muajin janar dhe si forcë e tretë në La Liga në gjysmën e sezonit, Barcelona e sheh gjithnjë e më tepër të komplikuar fushatën për t’u rishpallur kampione e futbollit spanjoll.

Këtë rrugëtim nuk e ndihmoi barazimi 1-1 në fushën e Villareali, një transfertë e vështirë e katalanasve që i nxorri me vetëm 1 pikë nga stadiumi “El Madrigal”.

Fraksioni i parë rezervoi një futboll atraktiv me tifozët që u shpërblyen për temperaturat e ulëta me një lojë të bukur. Nëndetësja krijoi volum loje dhe i bëri ballë një prej ekipeve më të forta të botës, madje 4 minuta pas pushimit mori dhe epërsinë. Një asist i brazilianit Pato nxorri të lirë Sansonen që shënoi pas kalimit mes mbrojtësve.

Barazimi erdhi 1 minutë nga fundi kur argjentinasi Lionel mesi harkoi në rrjetë një goditje perfekte që qethi shtyllën para se të fiksonte shifrat 1-1.

Top Channel