Lufta e bandave edhe në burgjet amerikane

08/01/2017 00:00

Disa ditë pas përleshjeve mes bandave rivale në burgjet braziliane, ku humbën jetën afro 100 të burgosur,  një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut në Çikago ka treguar se lufta mes bandave nuk njeh shtet.

Një sherr mes dy personave ka sjellë përfshirjen e anëtarëve të tjerë të bandave, por edhe goditje nga persona të tjerë që kishin hesape për të larë dhe përfituan nga rrëmuja. Siç edhe dallohet në video, nuk duhet shumë edhe të burgosurit ndahen në dy grupe, gati për të sulmuar.

Fatmirësisht konflikti në burgun e sigurisë së lartë në Çikago përfundoi pa viktima, por të paktën 5 persona pësuan dëmtime të rënda.

Top Channel