As peshkaqenët s’janë të sigurt nga peshkaqenët

08/01/2017 00:00

Një video, e cila ka bërë xhiro nëpër internet shfaq një peshkaqen kokë-çekiç që sulmon dhe ha një peshkaqen më të vogël, i një lloji tjetër.

E gjithë situata ka ndodhur pasi peshkaqeni i vogël kishte kafshuar një peshk karrem të hedhur nga personi që ka realizuar videot.

Por këtij të fundit nuk i kishte shkuar kurrë në mendje se do të arrinte që të shihte edhe një sulm të dytë.

“Peshkaqeni kokë-çekiç, erdhi nga hiçi”, tregon peshkatari.

Top Channel