Një grup personash të cilët pretendojnë se janë kërkues të ngjarjeve paranormale, pretendojnë se kanë gjetur skeletin e dorës së një alieni që ka jetuar në shpellat e Perusë.

Ata besojnë se “dora gjigante me 3 gishta” është gjetur në tunelet e qytetit antik të Cusco dhe i përket një alieni, ose një krijese të lashtë që ka pasur ngjashmëri me njeriun.

Madje ky grup pretendon se ka gjetur edhe një kafkë, e cila po ashtu sipas tyre i përket krijesës misterioze.

Ky grup kërkuesish deri më tani ka refuzuar që të tregojë se saktësisht ku janë gjetur këto eshtra, të cilat nuk janë ekzaminuar apo verifikuar ende nga studiues apo shkencëtarë të ndonjë instituti të njohur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel