Ngrijnë tubacionet e ujit , probleme në shumë zona. Rritet konsumi i energjisë

08/01/2017 00:00

Temperaturat e ulëta nën zero kanë sjellë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm dhe me energji për qytetarët. Banorë të shumtë janë zgjuar me tubacionet dhe depozitat e ngrira nëpër tarracat e pallateve.

Kjo është pamja e zakonshme e ketyre ditëve të acarta në tarracat e pallateve ekzistuese në Tiranë. Tubat e depozitave janë çarë për shkak të ngricave, që kanë nderprere ujin për jo pak familje.

Megjithëse Ujësjellësi i Tiranës mban përgjegjësi vetëm për rrjetin e shpërndarjes së ujit dhe thote se raste si këto janë jashtë juridiksionit të tij. Por ekspertet kanë një këshillë për qytetarët.

“U bëj thirrje administratorëve, por edhe qytetarëve të bëjnë të mundur qarkullimin e ujit në mënyrë perjodike, çdo 2-3 orë”, u shpreh Ortjon Dhami Drejtor i departamentit Inxhinerik, UKT.

Ujësjellësi, si të gjitha institucionet në varësi të Bashkisë së Tiranës ka marrë masat e nevojshme që uji të mos mungojë.

UKT ka ngritur një shtab emergjence i përbërë nga 12 grupe pune të cilat do të rrijnë 24 orë. Grupet e punës do të monitorojnë gjithë tubacionin, duke bërë të mundur hapjen e shkarkuesve që të mos kemi probleme me ngrirjen e tubacioneve”, tha Ortjon Dhami Drejtor i departamentit Inxhinerik, UKT.

Probleme me tubacionet dhe depozitat  janë regjistruar në pothuajse të gjitha qytetet e vendit. Për këtë UKT ka vendosur në dispozicion nj numer (grafik 08004488), ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë.

Por në Korçë, qyteti i familjarizuar me  deboren dhe ngricat e çdo viti, banorët e kanë një zgjidhje për të shpëtuar tubat nga ngricat. Batanije dhe rroba të përdorura.

Top Channel