Edhe një javë e acartë. Të mërkurën tërhiqen masat e ftohta, të premten rriten temperaturat

08/01/2016 00:00

I gjithë vendi ka kaluar natën më të ftohtë dhe me një rekord temperaturash nën minus. Po ashtu, edhe dita e sotme është më e ftohta.

Metereologët thonë se acari do të jetë edhe për një javë. Temperaturat do të rriten vetëm të premten.

Rezarta Xhakollari: Ashtu siç pritej i ftohti polar që goditi vendin tonë këtë të diele ka regjistruar temperatura ekstremisht të ulëta. -18 gradë është regjistruar vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë, -10 gradë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe -11 gradë në qytetin e Beratit. Ditën e mërkurë parashikohet të tërhiqen masat e ftohta arktike duke sjellë vranësira dhe rifillimin e reshjeve të borës kryesisht në jug dhe juglindje të vendit. Ndërsa dita e premte do të jetë ajo e cila rritje të ndeshje të temperaturave në të gjithë vendin ku do të fillojnë reshjet e shiut në ultësirën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore.

Top Channel