Gjirokastër, bie nga tarraca e pallatit, ishte ngjitur për depozitën e ngrirë

08/01/2016 00:00

Tentativa për të shkrirë akullin e depozitës së ujit, e cila kishte ngrirë i ka kushtuar jetën një 62-vjeçari në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë paradites së të dielës, kur i ndieri Vasil Kaci kishte hipur ne tarracën e pallatit për të parë depozitën, por prezenca e akullit ka bërë që ai të rrëshqasë dhe të bjerë fatalisht poshtë duke humbur jetën.

Policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel