Andrra merr kreun e “The Top List”

08/01/2016 00:00

“Kalle Llamen” është kënga e parë e albumit të ardhshëm të Andrrës, “Palinë”. E publikuar në fillim të muajit janar, kjo këngë ka mundur të marrë kreun e klasifikimit falë stilit të veçantë në muzikë dhe historisë që kjo këngë mbart.

“Kalle Llamen” tregon historinë e një vajze 14-vjeçare, e cila është martuar nga prindërit e saj, një histori që shumë femra e kanë përjetuar martesën që në fëmijëri.

Kjo javë ka sjellë një lumë ndryshimesh sa i përket uljeve dhe ngritjeve. Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Per pak drite” e grupit Familia Ideale me +46 pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t, ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është Kanita me “Don’t Let Me Go” me -17 pozicione.

Sa i përket projekteve të reja muzikore ato janë vetëm dy, D Real me “Dikur” dhe Andrra me “Kalle Llamen”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 56 e “The Top List”, Top Awards:

1.Andrra – Kalle Llamen
2.Stanaj – Romantic
3.2po2 – ft. Unikkatil – Kryt Nalt
4.Familia Ideale – Per Pak drite
5.Kida ft. Xhensila – Uh Baby
6.Majk – Fund
7.Alban Skenderaj – Stoli I Trendafilave
8.Janex ft. Dabo – Wannabe
9.Stanaj – Ain’t love strange
10.Paradox – Back to her
11.Ledri Vula – A jena mire
12.Besa ft. Flori – 1 2 3
13.Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
14.Era Istrefi – Bonbon
15.Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
16.Gjiko – Je shku (-4) (8)
17.Vlashent Sata – Erdhi Dita
18.Xuxi – Seven Days
19.Bojken Lako – Sekret
20.Majk – Kcen
21.Getinjo ft. Kida – Ku je
22.Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
23.Dhurata Dora ft. Dj Geek – Ayo
24.Edona Vatoci – Miremengjes
25.Butrint Imeri – E jona
26.Dhurata Dora – Vec Ty
27.Gillespie – Aq me ben
28.Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
29.Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
30.Ledri Vula – Kings
31.Capital T feat Dhurata Dora – Bongo
32.Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
33.Getinjo ft. Nikka – Njeri
34.2po2 ft. Capital T – Kujt pi kallxon
35.Elvana Gjata – Njesoj
36.Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
37.Kanita – Don’t let me go
38.Xhensila – High Love
39.Bruno – Ajo
40.Alban skenderaj – Duart Lart
41.Alban Skenderaj – Engjell
42.Ardian Bujupi & Dalool – E embel
43.Evi Reci – In my room
44.Samanta – Si Ai
45.Ylli Limani – Pritem se po vi
46.Young Zerka – Harem

Top Channel