Japoni, banjo e akullt për pastrimin e shpirtit

08/01/2016 00:00

Konsiderohet si rituali i purifikimit të shpirtit me hyrjen e Vitit të Ri dhe parashikon zhytjen në ujë të acartë.

Rreth 100 japonezë me veshje tradicionale u mblodhën për ceremoninë vjetore pranë një vendi të shenjtë në Tokio, duke ngrohur trupin përmes ushtrimeve fizike përpara se të ndërmerrnin sfidën që sipas tyre sjell shëndet të mirë.

Rituali vjetor “Shinto”, i mbajtur për të 62-tin vit radhazi, u zhvillua nën qiellin me re dhe me termometrin që shënonte 2 gradë Celsius. Sipas organizatorëve bëhej fjalë për një prej ditëve më të ftohta të dekadave të fundit.

“Moti u tregua i ashpër këtë vit, prandaj nuk mund të mendoj për gjë tjetër përveçse të bëj më të mirën për të përfunduar në mënyrë të shëndetshme banjën e akullt”, tha Masashi Shimizu, pjesëmarrës në ritual.

Rituali zhvillohet zakonisht brenda një vendi të shenjtë, në të dielën e dytë të Vitit të Ri, ndërsa këtë vit u mbajt në një park pranë faltores për shkak të rikonstruksionit të saj.

Top Channel