PSG kërkon partnerin e Cavanit. Shumë emra në merkato

08/01/2016 00:00

Paris Saint Germain i shfaq hapur objektivat për merkaton dimërore. Klubi parizien është në kërkim të një sulmuesi për ta vënë përkrah Edinson Cavanit, dhe emri që po përmendet së fundmi është ai i Carlos Bacca, por kolumbiani ka shumë pak gjasa që ta braktisë Milanin në këtë merkato.

Për këtë arsye, te kampionët e Francës është menduar për alternativat e Baccas. Sipas portalit “Football.fr”, Paris Saint Germain i ka hedhur sytë nga Mauro Icardi dhe Ciro Immobile. Për argjentinasin flitet se vazhdon të ketë raporte jo të mira me tifozët zikaltër, një situatë kjo që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit parizien.

Përsa i përket Immobiles, sulmuesi e njeh mirë trajnerin Emery, pasi ka qenë nën urdhrat e tij te Sevilla, edhe pse eksperienca me klubin andaluzian nuk ishte shumë pozitive për të.

Por jo vetëm kaq, Paris Saint Germain po vlerëson edhe kandidatura të tjera. Sipas “Le Parisien”, kampionët e Francës po vëzhgojnë Van Persien dhe javier Hernandez, ndërsa “L’Equipe” flet për një blerje të mundshme të Diego Aspas, nga Celta Vigo apo Jonas nga Benfica.

Top Channel