“Play off”-et e NFL-së, kualifikohen Houston dhe Seattle

08/01/2016 00:00

Houston dhe Seattle kualifikohen për në turin tjetër të fazës së “playoff”-eve në “National Football League”.

Skuadra e Texans mundi në sfidën e saj Oakland Raiders 27-14, pavarësisht mungesës së “quarterback”-ut Savage për arsye dëmtimi. Ai që mori përsipër ta zëvendësojë atë ishte Brock Osweiler, që nuk luante si titullar që nga 18 dhjetori.

Osweiler e bëri shumë mirë detyrën e tij, duke drejtuar skuadrën e Houstonit me 168 jardë, një pasim dhe shënimin e një “touch down”-i. Për skuadrën e Texans, kjo është fitorja e parë në fazën e “playoff”-it që nga viti 2012.

Për Raiders, që u rikthyen në këtë fazë të kampionatit pas 15 vitesh, nuk mjaftuan pasimet prej 161 jardësh dhe ndërprerjet e Connor Cook për të kaluar këtë tur të parë.

Seattle nuk e pati aspak të vështirë përballjen e tij ndaj Detroit. Skuadra e Seahawks ishte dominuese në përballjen ndaj Lions duke e mposhtur 26-6. Ai që shkëlqeu për Seattle ishte Russell Wilson me pasime prej 224 jardësh, ku përfshihen edhe ato për 2 “touchdown”, ndërkohë që dha kontributin e tij edhe Thomas Rawls.

Detroit Lions e mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sezon, pasi kjo ndaj Seahawks ishte disfata e 5-të radhazi për të. Në të njëjtën kohë, Detroit nuk arrin të fitojë një ndeshje në fazën e “playoff”-it që nga viti 1992, ndërkohë që suksesi në fushë kundërshtare, kësaj skuadre i mungon që nga 1957-a.

Top Channel