PDIU përshëndet paktin e shqiptarëve në Maqedoni

07/01/2016 00:00

Edhe PDIU ka përshëndetur platformën e përbashkët politike të partive shqiptare në Maqedoni.

“Dhjetë vjet pas marrëveshjes së Ohrit, kushtet kryesore të saj nuk janë zbatuar ende. Zyrtarizimi i shqipes në mbarë Maqedoninë, trajtimi i shqiptarëve si popullsi shtetformuese, e reflektuar në përfaqësim në pozicionet më të larta të shtetit, simbolet shtetërore dhe ndarjen e buxhetit duhet të jetë thelbi i qeverisjes së ardhshme maqedonase, ku partitë shqiptare janë faktor kyç”, thuhet në deklaratën e kësaj parie.

PDIU thotë se bashkimi i faktorit shqiptar është hap vendimtar në këtë drejtim dhe duhet të qendrojë me vijat e kuqe të deklaruara gjatë negociatave për qeverinë e re.

Top Channel