Ministri Dervishaj në Pukë: Të gjitha akset kombëtare të hapura

07/01/2016 00:00

Gjatë orëve të mbrëmjes, ministri i Transportit, Sokol Dervishaj ka inspektuar rrugën Pukë-Tropojë-“Qafa e Malit”. Ai bëri të ditur se pavarësisht motit të ftohtë e me ngrica, të gjitha akset kombëtare janë të hapura.

“Kemi marrë masat në gjithë vendin dhe situata nuk është problematike. Nuk duhet të harrojmë se jemi në kushte dimri dhe shoferët duhet të kenë kujdes në zona të caktuara. Qarkullimi në disa zona duhet të jetë me masat e duhura, zinxhirë dhe goma dimri. Jemi në gatishmëri maksimale bashkë me institucione të tjera, policinë, emergjencat dhe bashkitë”, tha Dervishaj.

Ministri u shpreh se në përfundim të situatës do të bëhet edhe një vlerësim si u bë përballimi situatës nga gjithë faktorët.

Së bashku me ministrin Dervishaj në inspektim ishin edhe deputeti Pjerin Ndreu dhe prefekti.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel