Zgjedhjet e qershorit, Rama mbledh qeverinë “e vet”; mungon LSI

07/01/2017 00:00

‎Kryeministri Rama ka nisur pa humbur kohë takimet për të bërë gati Partinë Socialiste për zgjedhjet e qershorit.

Ai ka patur një takim në vilën qeveritare të Durrësit vetëm me grupin ‎socialist, të ngarkuar për koordinimin e strukturave të forcës më të madhe qeverisëse.

Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria.

‎Bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Me ndarjen e re zgjedhore, Tiranës i është rritur edhe më shumë pesha elektorale, sepse prej qarkut më të madh në vend dalin 34 deputetë.

Top Channel