“Republikanët në SHBA besojnë Putin, jo demokratët”

07/01/2016 00:00

Një prej ligjvënësve më të famshëm rusë akuzoi administratën “Obama” se po dëmton demokracinë amerikane, ndërsa shtoi se republikanët kanë më shumë besim tek presidenti rus Vladimir Putin se sa tek demokratët.

Komentet e Alexey Pushkov, të bëra përmes një serie mesazhesh në “Twitter”, vijnë në kuadër të raportit të inteligjencës amerikane që fajëson Rusinë dhe liderin e saj për sulmin kibernetik ndaj zgjedhje amerikane.

Deputeti Pushkov, ish-kryetar i komitetit për marrëdhëniet me jashtë, tha se procesi demokratik në SHBA nuk kërcënohet nga Rusia, por dëmtohet nga administrata “Obama” dhe mediat që mbështesin Hillary Clinton.

Sipas Pushkov, kërcënimi i demokracisë është vetë SHBA. Ai shtoi se SHBA akuzon putin për raporte të këqija, ndërkohë që ishte Obama që ndërmori masa diplomatik izoluese duke dëbuar diplomatët rusë.

Pushkov sulmoi edhe raportin e inteligjencës amerikane, duke thënë se ai është po aq i sigurt sa raporti i vitit 2003 që thoshte se Sadam Husein kishte armë të shkatërrimit në masë.

Në mesazhin më të fundit në “Twitter”, Alexey Pushkov shkroi se republikanët kanë më shumë besim tek Putin se sa tek demokratët, diçka që sipas tij pavarësisht se ka habitur Obama-n, është meritë e demokratëve dhe është rezultat i presidencës “Obama”.

Top Channel