Man. United, “poker” në FA Cup pa Ibran

07/01/2016 00:00

Një natë më parë ishte Manchester City që bindi në Kupën FA pasi fitoi 0-5 në transfertën ndaj Ëest Ham, ndërsa këtë të shtunë United tregoi forcën duke fituar 4-0 në “Old Trafford” ndaj Reading-ut.

Rooney dhe Martial ishin autorë të dy golavë në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte shumë herë më e lehtë për të besuarit e trajnerit portugez Mourinho.

Lojtari i këtyre 45 minutave ishte padyshim Rashford, i cili ishte edhe autor i dy golave, duke e vulosur rezultatin në 4-0.

Edhe pse pa Ibrahimovic e Pogba në këtë takim, Manchester United tregoi me rezultatin e arritur se është një nga pretendentët kryesorë për të fituar këtë trofe në Angli.

Top Channel