“Maracana” e amortizuar, lojë faji për stadiumin brazilian

07/01/2016 00:00

Stadiumi mitik i Rio de Zhaneiros, “Maracana” ka nisur të amortizohet dukshëm me një pjesë të tribunave në gjendje të keqe, stola të shkulur dhe një fushë që nuk është e denjë për impiantin që ka pritur disa nga sfidat më epike të futbollit.

Konsorciumi që menaxhon arenën ka nisur një lojë faji me komitetin olimpik të Rio 2016, nga e cila po e vuajnë tifozët.

Pamjet tregojnë qartë se ka dhjetëra sedilje që mungojnë nga “Maracana”, ndërsa bari i fushës mungon në disa vende. Zëdhënësi i Olimpiadës së kaluar të Rios, tha se stadiumi ishte në gjendje më të mirë sesa e morën, por tani është ndryshe.

“Rio 2016 e mori Maracana në gjendje tjetër dhe e dorëzoi në një situatë optimale pas Lojërave olimpike dhe paraolimpike, por konsorciumi nuk dëshiroi ta merrte”, tha Mario Andrada duke shpjeguar atë çfarë është kthyer në shqetësim për ekipet dhe federatën.

Edhe legjenda braziliane e futbollit, Ziko e cilësoi një turp kombëtar gjendjen e stadiumit që është ikonë për përfaqësuesen karioka. Impianti “Maracana” u ndërtua për botërorin e vitit 1950, por është rimodeluar disa herë, duke përfshirë dhe projektin për botërorin e 2014.

Top Channel