Cristiano “mburret” para tifozëve me Topin e Artë

07/01/2017 00:00

Minutat para fillimit të ndeshjes Real Madrid-Granada ishin një festë e vërtetë në “Santiago Bernabeu”.

Cristiano Ronaldo tregoi para publikut të shumtë madrilen Topin e Artë të fituar prej tij përpara disa javësh.

Topi i Artë iu dorëzua nga “Paco” Gento, një ish-futbollist që me Realin e Madridit ka fituar plot 6 Kupa Kampionesh.

Sulmuesi portugez ishte i rrethuar në fushë nga Kopa, Oëen, Figo, Ronaldo dhe Zidane, 5 ish-lojtarë të Realit që e kanë fituar më parë Topin e Artë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel