Kostumi “high-tech” i “Njeriut Merimangë”

07/01/2017 00:00

Kostumi i “Njeriut Merimangë” do të jetë zilia e të gjithë superheronjve këtë verë.

Studioja Marvel ka publikuar një video të re nëpër rrjetet sociale, duke u treguar fansave në detaje kostumin e “Spider Man”-it për filmin e ri me titull “Spider-Man: Homecoming”.

Në kostumin shumë teknologjik do të përfshihet një ndjekës GPS, një sistem holografik që del nga kyçi dhe sisteme lazeri.

Tom Holland do të jetë “Njeriu Merimangë” i ri, ndërsa më parë ky superhero është interpretuar nga Tobey Maguire dhe Andrew Garfield.

Top Channel