F1, Manor drejt falimentimit

07/01/2017 00:00

Botërori i Formulës 1 për këtë sezon të ri rrezikon të mos ketë në linjën e nisjes dy makinat e skuadrës Manor.

Ekipi anglez me pretendime modeste ka hyrë në administrim të kontrolluar dhe kjo gjë u bë zyrtare duke nisur nga 220 punonjësit e selisë në Banbëri, që do të ketë efekt edhe në kampionatin spektakolar të garave.

Verlajn është një hap larg firmës me Sauberin dhe pa pilotë e pa para’, e ardhmja e skuadrës Manor nuk premton asgjë. Në 26 Mars është gara e parë e Formulës 1 në pistën e Melbërnit në Australi dhe pavarësisht se drejtuesit po punojnë për një shpëtim të orëve të fundit, duket se falimentimi është i pashmangshëm.

Tratativa me konsorciumin amerikan të drejtuar nga Tavo Helmund nuk dha frytet e duhura dhe investitorët e rinj me likuiditete të mjaftueshme për të garantuar sezonin as nuk po duken në horizont.

Tashmë, ajo që kontrollon Manorin është skuadra financiare audituese.

Top Channel