Aksident i frikshëm në “Rally Dakar” (Video)

07/01/2017 00:00

Carlos Sainz pësoi një aksident të frikshëm në “Rally Dakar 2017”.

Piloti veteran spanjoll doli nga rruga dhe ra poshtë 15 metra, kur duheshin vetëm 5 km nga fundi i etapës.

Fituesi i garës së Dakar në 2010 dhe dy herë kampioni i botës në Rally, ishte shumë pranë një suksesi në etapën nga Zhuzhui deri në Tupiza, por makina u përmbys.

Sainz vuajti frakturë në një këmbë dhe koopiloti Lucas Kruz dëmtime të vogla, ndërsa ekipi u tërhoq pasi makina Peugeot 3008 nuk mund të riparohej në kohë.

Top Channel