Kupa FA, City me pesë yje ndaj West Ham

06/01/2017 00:00

Manchester City është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës FA pasi fitoi 0-5 në transfertën ndaj West Ham në Londër.

Ndryshe nga Bilic që ishte kujdesur të pushonte disa nga titullarët, Guardiola hodhi në fushë një skuadër të përbërë me lojtarët më të mirë.

Yaya Toure shënoi nga pika e bardhë në minutën e 33 për 0-1, ndërsa në të 41-n Havard Nordtveit shënoi në portën e tij për 0-2. Vetëm dy minuta më pas, Silva shënon për 0-3.

Në pjesën e dytë, kur luhej minuta e 50, Aguero devijon një gjuajtje të Toure për 0-4. Në të 84-n, mbrojtësi anglez Stones shënoi me kokë për 0-5.

Ndeshjet e tjera të raundit të tretë të Kupës FA luhen të shtunën dhe të dielën.

Top Channel