Fjalimi i lamtumirës, Michelle Obama emocionon të rinjtë

06/01/2017 00:00

Michellle Obama e pati të vështirë të përmbante emocionet në fjalimin e lamtumirës në Shtëpinë e Bardhë.

Me zërin që i dridhej dhe dukshëm e mallëngjyer, bashkëshortja e presidentit në largim teksa foli për një plate të rinjsh, tha se eksperienca si Zonjë e Parë kishte qenë nderi më i madh i jetës së saj.

“Dua që të rinjtë tanë ta dinë se kanë shumë rëndësi, i përkasin këtij vendi. Kështu mos kini frikë, më dëgjuat! Tregohuni të vendosur dhe me shpresë. Fuqizojeni veten përmes arsimit të mirë dhe më pas ndihmoni në krijimin e një vendi që t’ia vlejë”, tha Michelle.

Ceremonia e nisur nga Obama në 2015-n, vlerëson këshilltarët shkollorë që janë përpjekur të motivojnë dhe udhëzojnë studentët gjatë kolegjit. Gjatë qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë, arsimimi dhe kujdesi për trupin kanë qenë mes temave të preferuara të Zonjës së Parë.

Edhe pse Michelle do të ketë shfaqje të tjera në publik, deri në fund të mandatit, ai i së premtes ishte fjalimi i fundit i mbajtur në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë zyrtarisht detyrën në 20 janar.

Top Channel