I dashuri i George Michael merret në pyetje nga policia

06/01/2017 00:00

I dashuri i George Michael është marrë në pyetja nga policia pas thashethemeve që qarkullojnë së fundmi, se këngëtari mund të ketë vdekur si pasojë e ovërdozës.

Partneri i yllit botëror, Fai Fawaz është intervistuar nga oficerët e policisë të cilët po hetojnë të gjithë ata që kanë vizituar vilën e këngëtarit në Oxfordshire gjatë javës që ai humbi jetën në ditën e Krishtlindjes.

Michael, 53-vjeç, u gjend i vdekur në krevatin e shtëpisë së tij, si pasojë e një ataku në zemër. Fawaz, i cili ka treguar se kishte fjetur në makinën e tij dhe më vonë gjeti trupin e tij, tashmë po pyetet nga policia rreth ditëve dhe orëve të fundit të Michael.

Top Channel