Conte: Na duhen lojtarë të rinj në janar

06/01/2017 00:00

Transferimi i John Obi Mikel dhe Oscar drejt Kinës ka detyruar trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, të fillojë të kërkojë për zëvendësimin e mesfushorëve, tani që edhe merkato e dimrit ka nisur.

“Në janar është gjithnnjë e vështirë të transferosh lojtarë sepse skuadrat nuk duan t’i shesin. Të blesh sa pë të thënë se duhet të blesh, nuk më pëlqen. Nuk kemi asnjë objektiv të qartë, por kemi i kemi përafruar mendimet. Jemi duke punuar rreth këtyre ideve”, deklaroi Conte.

Tekniku italian hodhi poshtë mundësinë e transferimit të një qendërmbrojtësi, pasi thotë se skuadra është e plotësuar në këtë repart me Cesar Azpilicueta, David Luiz, Gary Cahill, John Terry e Kurt Zouma.

Për ndeshjen e Kupës FA që Chelsea e luan të dielën ndaj Peterborough, Conte paralajmëroi se do të hedhë në fushë një skuadër me lojtarë të cilët nuk kanë pasur shumë mundësi të aktivizohen shumë deri më tani.

Sulmuesi belg Michy Batshuayi dhe mbrojtësi francez, Kurt Zouma pritet të nisin ndeshjen nga minuta e parë. Ngjashëm mund të jetë situata edhe me kapitenin John Terry.

Top Channel